Rreth Kep Merli
Kep Merli është resorti ekologjik luksoz më i mirë në Shqipëri, pranë qytetit bregdetar të Ksamilit. I shtrirë në 28 hektarë përgjatë detit Jon, resorti ofron një përzierje të shkëlqyer të natyrës dhe dizajnit modern, duke përfshirë një hotel me pesë yje dhe një koleksion vilash të jashtëzakonshme buzë detit. Qëllimi ynë është përsosmëria dhe shërbimi ekselent i cili përcakton një standard të ri në mikpritjen dhe turizmin shqiptar.
Përshkrimi i Pozicionit
Sanitari/ja është përgjegjës/e për pastrimin dhe rregullimin e dhomave dhe hapësirave të përbashkëta të resortit, duke siguruar një shërbim elitar për klientët. Ky pozicion kërkon kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve, si dhe një etikë të fortë pune për të siguruar që standardet e pastërtisë dhe cilësisë të përmbushen në maksimumin e mundshëm.
Përgjegjësitë Kryesore
Pastrimi i Dhomave dhe Hapësirave të Përbashkëta
- Pastron dhomat dhe vilat e klientëve, banjot, dhe hapësirat e përbashkëta të resortit, duke siguruar që gjithçka është e pastër dhe e rregullt sipas standarteve të industrisë dhe rregullores së brendshme të hotelit.
- Pastron dhe dezinfektoni me kujdes vilat dhe dhomat, duke perfshire pastrimin nga pluhuri, vakumimin, nderrimin e shtrojave te krevateve, rregullimin e shtratit, plotesimin e pajisjeve dhe organizimin e sendeve te nevojshme.
- Siguron që dhomat të jenë të pajisura me të gjitha materialet e nevojshme, duke kontrolluar dhe plotësuar furnizimet.
- Pegjigjet menjehere kerkesave te klienteve per materiale shtese, pajisje higjienike, ose çdo nevoje tjeter te lidhur me vilen.
Mbajtja e Higjienës dhe Sigurisë
- Siguron përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit në mënyrë të sigurt dhe efektive.
- Pastron dhe mban higjienën e hapësirave të përbashkëta të resortit, si hollin, korridoret dhe restorantet.
Shërbimi ndaj Klientit
- Sigurohet që dhomat dhe hapësirat e tjera të jenë të pastra dhe të përgatitura për klientët sipas standartit duke ofruar një eksperiencë komode me 5 yje.
- Raporton çdo problem ose dëmtim që mund të ndikojë në standardet e pastërtisë.
Mbështetje dhe Komunikim
- Bashkëpunon ngushtë me menaxherët dhe ekipin për të siguruar që kërkesat dhe nevojat e klientëve të përmbushen.
- Mban pajisjet e pastrimit të organizuara dhe të pastra.
Kualifikimet dhe Eksperienca
- Eksperienca e mëparshme në pastrim, veçanërisht në një hotel apo rezort luksoz
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Kujdes ndaj detajeve dhe etikë e fortë pune.
- Forcë fizik dhe aftësi për të kryer detyra të përsëritura (p.sh., ngritje, përkulje, qëndrim në këmbe për periudha të gjata.
- Fleksibilitet për të punuar me orare të ndryshme dhe të zgjatura.
- Aftësi për të mbajtur një pamje dhe sjellje profesionale në çdo kohë.
.
Pse të Bashkoheni me Kep Merli?
- Punoni në resortin më prestigjioz në jug të Shqipërisë.
- Jini pjesë e një ekipi pune në fushën e turizmit luxury.
- Paga konkurruese dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
Si të Aplikoni
Dërgoni CV-në në careers@kepmerli.com me subjektin “Aplikim për Pastrues/ja”.