Rreth Kep Merli
Kep Merli është resorti ekologjik luksoz më i mirë në Shqipëri, pranë qytetit bregdetar të Ksamilit. I shtrirë në 28 hektarë përgjatë detit Jon, resorti ofron një përzierje të shkëlqyer të natyrës dhe dizajnit modern, duke përfshirë një hotel me pesë yje dhe një koleksion vilash të jashtëzakonshme buzë detit. Qëllimi ynë është përsosmëria dhe shërbimi ekselent i cili përcakton një standard të ri në mikpritjen dhe turizmin shqiptar.
Përshkrimi i Pozitës
Drejtuesi i Buggy-t luan një rol kyç në sigurimin e transportit komod për klientët brenda resortit. Ky pozicion kërkon një drejtues mjeti me eksperiencë pë të garantuar siguri dhe efikasitet në transport. Gjithashtu kërkon aftësi të shkëlqyera për shërbimin ndaj klientëve dhe respektim të standardeve të shërbimit luksoz në Kep Merli. Kandidati ideal do është profesionist, i sjellshëm dhe ka njohuri mbi shërbimin në rezorte luksoze.
Përgjegjësitë Kryesore
Transporti dhe shërbimi ndaj klientit
- Siguron transport efikas të shpejtë dhe korrekt për klientët ndërmjet vilave, restoranteve, plazheve dhe hapësirave të tjera të resortit.
- Ndihmon klientët me ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve sipas nevojës.
- Ofron komunikim miqësor dhe informuese, duke shpjeguar detaje mbi hartën, aktivitetet dhe shërbimet e resortit.
- Siguron mbërritjen dhe nisjen në kohë, duke mundësuar një transport të qetë dhe të kënaqshëm për klientët.
Siguria dhe Mbajtja e Mjeteve
- Shfrytëzon buggy-n në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me rregullat e drejtimit të resortit.
- Kryen inspektime të përditshme të mjeteve për të siguruar që buggy-t janë në kushte të shkëlqyera pune.
- Raporton çdo problem mekanik, dëmtim ose nevojë për mirëmbajtje në departamentin përkatës.
- Përshtatet me protokollet e sigurisë për të mbrojtur klientët stafin dhe pronën e resortit.
Detyrat Operative dhe Mbështetëse
- Ndihmon ekipet e recepsionit me kërkesat për transportin e klientëve.
- Mban një buggy të pastër dhe të prezantuar mirë në çdo kohë.
- Mbështet departamente të tjera kur është e nevojshme, përfshirë evente speciale dhe klientë VIP.
Kualifikimet dhe Eksperienca
- Eksperienca e mëparshme si drejtues buggy, shofer, ose operator transporti në një rezort ose hotel luksoz është e preferuar.
- Leje drejtimi të vlefshme.
- Aftësi të mira shërbimi ndaj klientëve dhe aftësi komunikimi.
- Gjuha shqipe dhe njohuri bazë të anglishtes (gjuhë të tjera janë përparësi).
- Njohuri të mirëmbajtjes së mjeteve janë një avantazh.
Pse të Bashkoheni me Kep Merli?
- Punoni në resortin më prestigjioz në të jug Shqipërisë.
- Jini pjesë e një ekipi pune në fushën e turizmit luxury.
- Paga konkurruese dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
Si të Aplikoni
Dërgoni CV-në në careers@kepmerli.com me subjektin “Aplikim për Shofer Buggy”.